IB & A-Level Tutoring | DP (Klasat 11–12)

Avantis Academy, ne e kuptojmë që rrugëtimi drejt diplomimit në programet ndërkombëtare është sa sfidues, aq edhe vendimtar për të ardhmen akademike të studentit. Prandaj, ofrojmë mbështetje të specializuar për studentët e IB Diploma Programme dhe A-Level.

Metodologjia jonë është e ndërtuar mbi tre shtylla kryesore: qartësi në shpjegim, strukturë në studim dhe përshtatje me ritmin real të secilit student.

🔹 IB DP – HL & SL

  • Math AI (HL / SL)
  • Math AA (HL / SL)
  • Biology (HL / SL)
  • Chemistry (HL / SL)
  • Physics (HL / SL)
  • ESS (HL / SL)

🔹 A-Level Support

Mbështetje e personalizuar dhe e thelluar sipas syllabus-it specifik (Cambridge, Edexcel, etj.) dhe objektivave individuale të studentit për pranimet universitare.

Pse Avantis bën diferencën?

Ndryshe nga qendrat tradicionale, ne nuk ofrojmë thjesht orë mësimi, por një rrugëtim të plotë mentorimi që fokusohet në rezultatin final.

Çfarë na bën ndryshe:

  • Plan pune individual: Nuk humbim kohë me përsëritje të panevojshme; fokusohemi aty ku studenti ka nevojë.
  • Kuptim real, jo memorizim: Studentët tanë mësojnë "pse-në" pas formulave, duke garantuar rezultate afatgjata.
  • Menaxhim presioni: Mbështetje akademike e ndërthurur me teknika organizimi për të përballuar ngarkesën e DP.
  • Ambient profesional: Një hapësirë e qetë dhe motivuese që nxit përqendrimin maksimal.

Nëse jeni në kërkim të një partneri akademik që garanton jo vetëm nota më të larta, por edhe një kuptim më të thellë të lëndëve shkencore dhe matematike, Avantis Academy është destinacioni juaj.

Gati për të shkëlqyer në provime?

Rezervoni seancën tuaj të vlerësimit dhe ndërtoni planin tuaj të suksesit sot.

Na Kontaktoni
en_USEnglish